Ushqimet që rrisin nivelin tuaj të lumturisë

Ushqimet që rrisin nivelin tuaj të lumturisë

 

Ndiheni pak të rënë me moralin? Ushqimet që ngrenë humorin mund t’ju ndihmojnë të gjeni lumturinë, siç shpjegon sajti EatingWell.

Çdo ushqim ndikon në organizmin tuaj dhe jep efekte të veçanta. Ne po ju tregojmë se cilat janë disa nga ushqimet më të mira për të ngritur humorin dhe për t’ju bërë më të lumtur.

Çokollata- Nëse ndiheni vërtet keq me humorin, zgjidhni çokollatën, ajo ndikon menjëherë në gjendjen tuaj psikologjike duke nxitur prodhimin e lëndëve kimike të trurit që ju bëjnë mirë për humorin. Edhe më mirë, nëse çokollata është e zezë sepse ka më shumë nga përbërësit e shëndetshëm të kakaos që ndikojnë gjendjen psikologjike.

Arrat dhe lajthitë- Frutat e thata, por veçanërisht këto të dyja kanë në përmbajtjen e tyre acid alfa-linolenik, ose ALA. Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, gratë të cilat kanë një nivel më të larte të ALA-së, kanë më pak gjasa që të bien në depresion.

Spinaqi- Vetëm gjysmë filxhan spinaq i gatuar përmban një të tretën e sasisë së nevojshme të acidit folik. Studiuesit thonë që personat me nivele të larta të këtij acidi në gjak kanë shumë më pak mundësi për të qenë të trishtuar siç ndodh me ata me nivele të ulëta.

Rrepat- Sado e çuditshme të duket, rrepat janë një ushqim perfekt për të ngritur humorin tuaj, pasi ato stimulojnë hormone që lidhen me lumturinë tek personat.

Shega- Ky është fryti çudibërës që lufton tensionin e lartë të gjakut, ankthin, depresionin, dhe ka një efekt të menjëhershëm nëse ndiqet si një kurë. Mjafton të pini dy gota me lëng shege në ditë për një periudhë dy-javore, dhe do t’i shihni rezultatet e menjëhershme.

Kafja- Është shumë e mirë kundër depresionit. Një studim thotë që gratë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë më pak rrezik për t’u prekur nga depresioni sesa ato që pijnë më pak sesa një filxhan.

 

Shpërndaje në: