Ushqimet që rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë
Për të mbetur shtatzënë duhet ndjekur një dietë specifike? Jo saktësisht, por dietologët bashkohen në faktin se ekzistojnë disa ushqime të cilat ndikojnë pozitivisht në një shtatzëni.
Dieta më e mirë është ajo mesdhetare, e pasur me ushqime të shëndetshme, të freskëta dhe antioksidantë. Kjo pasi procesi i oksidimit shkakton rënie pjellorie si tek meshkujt dhe tek femra dhe ndikon negativisht si në spermatozoidë dhe në vezore. Kështu që duhet të hani ushqime të pasur me antioksidantë si frutat dhe perimet, kryesisht ato të stinës.
Rol pozitiv në pjellorinë e femrës dhe meshkujve, luajnë vitaminat E dhe C, pasi stimulohet ovulacioni dhe funksioni i spermatozoideve. Përveç frutave dhe perimeve në tavolinë nuk duhet të mungojë as vaji i ullirit, drithërat, frutat e thata, bishtajat, peshku, mishi i bardhë dhe vezët.
Ndër ushqimet që bëjnë “mrekulli” dhe rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë janë vaji i ullirit, bishtajat, peshku, veçanërisht sardelet, salmoni dhe merluci, qumështi, kosi dhe djathërat, veza, majaja e birrës, frutat e detit dhe veçanërisht midhjet, mishi i bardhë i pulës, gjelit dhe lepurit./Gazeta Shqiptare