Ushqimet që rregullojnë metabolizmin
Metabolizmi është procesi i shndërrimit te ushqimeve dhe pijeve që ne konsumojmë, në energji.
Çdonjëri mund të rrisë ritmin e rënies në peshë, duke fuqizuar ritmin e metabolizmit, por për të bërë këtë, duhet të konsumoni ushqime që aktivizojnë hormonet e duhura për të përshpejtuar këtë proces.
Hudhra – Hudhra përmban një antioksidant që quhet glutathione, që ndihmon mëlçinë në pastrimin e organizmit nga kimikatet që shpërqendrojnë ose ndërpresin formimin e hormoneve dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mënyra më e mirë për të shtuar hudhrën në dietën tuaj është ta përzieni atë me ushqimet e përditshme.
Brokoli – Brokoli është i pasur me fibër dhe ujë. Kjo do të thotë që, nëse hani brokoli do të ndiheni të ngopur shpejt, dhe si rrjedhojë nuk do t’ju pushtojë dëshira e çmendur për të ngrënë pa fund. Përmbajtja e lartë e fibrës tek brokoli ndihmon yndyrnat të lëvizin më shpejt në sistemin tretës duke garantuar që organizmi të ketë më pak mundësi për të përthithur yndyrna me tepricë.
Frutat e mali – Frutat e pyllit si boronicat, manaferrat, mjedra përmbajnë një substancë të quajtur anthocianinë. Kjo përmbajtje i bën frutat e pyllit të kenë vlera të mëdha në përshpejtimin e metabolizmit në mënyrë që ju të humbni peshë me shpejt, por në mënyrë më të shëndetshme.
Fasulja – Fasulja e thata ndihmojnë metabolizmin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase duke ngadalësuar ritmet e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.
Drithërat e plota – Ushqimet me drithëra të plota, siç janë elbi apo tërshëra janë efikase në rënien në peshë, sepse ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt se ushqimet e tjera. Fibra në drithërat e plotë, mban në nivele të qëndrueshme insulinën duke ngadalësuar çlirimin e sheqerit në gjak.