Ushqimet që ndikojnë në largimin e thartirës dhe shërimin e lukthit

Zakonisht thartira në lukth apo urthi bëhet te njerëzit që janë me mbipeshë apo më në moshë, mirëpo ekzistojnë disa ushqime të cilat largojnë thartirën nga lukthi:
Xhenxhefili
Nëse e konsumoni në sasi mesatare, xhenxhefili është njëri prej ushqimeve më të mirë për shuarjen e urthit. Ai konsumohet për një kohë të gjatë si preparat kundër infeksioneve, si dhe si ilaç për probleme të tretjes.
Bananet
Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak. Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta.
Qumësht i ftohtë
Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.