Ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë gripit

Ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë gripit

Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi me temperaturë, si një tas me supë pule, ose një gotë me çaj xhinxhër. Keni menduar ndonjëherë për ushqimet që ju bëjnë një grip të përkeqësohet?

Sipas Living, duhet të shmangni këto ushqimet e mëposhtme kur nuk ndiheni mirë:

Karamelet dhe ëmbëlsirat:

Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakur të cilat janë çelsi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer deri sat ë ndiheni më mirë.

Karbohidratet:

Në qoftëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapoe thamë më sipër.

Alkooli:

Ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jëni I pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupind he kockat tuaja.

Ushqimi djegës:

Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjëndjen.

Fast Food:

Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ata gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’I shmangni nqs keni përzierje ose dhimbje barku.

Shpërndaje në: