Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse e keni fëmijën në gji

Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse e keni fëmijën në gji

Të ushqyerit shëndetshëm është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten dhe bebin tuaj pas lindjes. Mos e vrisni mendjen aq shumë për të larguar kilogramët e tepërt që keni fituar gjatë shtatëzanisë, sepse te ngrënit rregullisht ushqime që ju japin energji, do t’ju ndihmoj të përballoni denjësisht kërkesat e vështira të një foshnjeje të posalindur.

Për nënat që ushqejnë foshnjet me gji është e rëndësishme të dinë se cilësia e qumështit të gjirit të tyre do të qëndroje pak a shumë e njejtë pavarësisht ushqimit që hanë. Kjo për arsye se nëse ju nuk ushqeheni ashtu si duhet, trupi juaj do të ofroje rezervat e tij për të prodhuar qumësht. Prandaj, për mirëqenien tuaj, më e mira që mund të bëni është të siguroheni që jeni duke marrë të gjithë elementët ushqyes të nevojshëm për fëmijën tuaj duke praktikuar një dietë të larmishme.

1. Drithërat

Rekomandohen kryesisht drithërat integrale të cilat kanë vlera të mëdha ushqyese. Ato janë shumë të pasura me vitamina dhe fibra, me antioksidantë dhe minerale, dhe mbi të gjitha janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore të shëndetshme.

2. Perimet

Nuk ka rëndësi nëse janë të gatuara apo të gjalla, e rëndësishme është të jenë të freskëta. Ato janë një burim shumë i mirë vlerash ushqyese dhe fibrash natyrale shumë të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që ato të konsumohen çdo ditë, duke qënë se krahas benefiteve në procesin e gjidhënies, kanë benefite edhe në mbrojtjen e organizmit nga qelizat kancerogjene.

3. Mishi i bardhë

Pula dhe gjeli i detit janë shumë të pasura me proteina dhe aminoacide, elemente të cilat janë shumë të rëndësishme sa i përket aftësive të tyre për të larguar toksinat nga trupi. Gjithashtu ato janë të rëndësishme për  metabolizmin, duke qënë se janë lehtësisht të tretshme, nuk përmbajnë shumë yndyrë (gjë që mishi i kuq nuk e ofron) si edhe janë shumë ta pasura me hekur.

4. Peshku

Peshku dhe ushqimet e detit në përgjithësi duhet të jenë një ushqim që përdoret shumë shpesh nga nëna gjidhënëse, duke qënë se ai është shumë i pasur me proteina dhe yndyrëra të mira, të cilat kanë përqëndrim të lartë të omega-3, e që është shumë i rëndësishëm për mirëqënien e organizmit. Peshku përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, kryesisht vitaminë A, B dhe D.

5. Vezët

Veza përmban kolinën, e cila është një substancë shumë e rëndësishme për një zhvillim të mirë të trurit të fëmijës. Një nënë që ushqen fëmijën me gji ka nevojë për rreth 550 mg. në ditë të kësaj substance.

6. Bulmeti

Kosi dhe djathërat, nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, janë një burim shumë i mirë kalciumi për të porsalindurin. Keni kujdes, mësoni paraprakisht nëse fëmija juaj është alergjik ndaj qumështit dhe prodhimeve të tij.

7. Ushqimet bishtajore

Këto ushqime janë shumë të pasura me proteina dhe mund të konsumohen në vend të mishit ose prodhimeve të qumështit. Janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe karbohidratesh, të cilat i japin nënës energjinë e duhur, gjithashtu kanë një sasi të madhe fibrash.

8. Çajrat

Përdorimi i tyre mund të ndikojë pozitivisht në shtimin e sasisë së qumështit të gjirit.

9. Uji dhe lëngjet e tjera

Nëna që ushqen fëmijën e saj me qumësht gjiri duhet të konsumojë rreth 2-3 litra lëngje në ditë, dhe kryesisht ujë. Ju gjithashtu mund të konsumoni edhe lëngje frutash të freskëta.

Shpërndaje në: