Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga koliti ulceroz
Ai mund të shkaktojë dhimbje, fryrje të barkut, diarre, probleme me oreksin etj.
Shpesh herë diagnostikimi i kësaj sëmundje shfaqet i vështirë për shkak të ngatërrimit të simptomave me sëmundje të tjera që janë të ngjashme. Por janë testet mjekësore të cilat konfirmojnë se çfarë komplikaconi ka prekur në të vërtetë zorrën.
Ushqime të caktuara ose zakonet e të ngrënit nuk shkaktojnë kolit ulceroz, por ata mund ta përkeqësojnë sëmundjen. Këto janë disa nga ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e kolitit ulceroz.
Fasulet
Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra dhe mudn të shkaktojnë gazra, prandaj nuk janë ushqimi ideal për ata që vuajnë nga koliti ulceroz.
Kafja dhe çaji
Kafja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë mund të pengojnë në shërimin e pacientëve me kolit ulceroz.
Produktet e qumështit
Mund të jeni intolerant ndaj laktozës, pra trupi nuk tret sheqerin e qumështit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se vuani nga koliti ulceroz.
Brokoli
Perimet si brokoli, lulelakra selinoja, janë të pasura me fibra dhe nuk treten lehtësisht, prandaj mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje të barkut.
Misri dhe kërpudhat
Edhe misri apo kërpudhat janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre tek ata që vuajnë nga koliti ulceroz.
Të gjitha llojet e erëzave
Mund t’i përdorni pak në gatimet tuaja po asnjëherë mos i bëni ushqimet shumë djegëse nëse vuani nga koliti ulceroz.