Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë të keni disponim më të mirë

Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë të keni disponim më të mirë

Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi. Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë.

Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet. Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi.

E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet  duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin tuaj me ushqimet e duhura. Mënyra e duhur e ngrenies ju ushqen trurin dhe mbush trupin me vitamina e pozitivitet.

Ekspertët i ndajnë në katër grupe të mëdha të cilat do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull.

Ushqimet me omega-3

Ushqime të tilla si peshku apo apo arrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor. Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit. Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.

Perimet jeshile

Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund. Spinaq, brokoli, apo lakra është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme. Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.

Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin,  u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje. Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories. Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.

Probiotikët

Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës. Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq. Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar.

Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh. Kështu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë. Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.

Drithërat

Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin. Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura. Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi apo buka.

Alternativa të tjera me konsum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji. Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes. Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori. Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë./Medical Daily

Shpërndaje në: