Ushqimet më të mira për të marrë energji
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Pavarësisht orës kur e konsumoni, përfitimet e tij janë të panumërta për shëndetin dhe organizmin.
Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga proteina, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse.
Ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme për mirëmbajtjen e sheqerit në gjak dhe jo vetëm.
Në fillim një frut
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njerëzit duhet ta nisin ditën me një frut, me përmbajtje të lartë uji dhe sheqeri natyral.
Frutit i duhet lënë pak kohë për tu tretur.
Më pas perimet
Perimet janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe fibre.
Omëleta me perime është një mënyrë shumë e mirë për të përfshirë këto thesare të tokës në mëngjes.
Proteinat
Proteina është e rëndësishme për mëngjes.
Ajo çlirohet më ngadalë në organizëm, ndryshe nga karbohidratet.
Megjithatë, proteina e marrë në mëngjes zgjat gjatë gjithë ditën.
Tërshëra dhe veza e zier janë burime të mira proteinash.
Yndyrat e shëndetshme
Për të plotësuar nevojat e organizmit, njeriu nuk ka nevojë të konsumojë shumë yndyrë në mëngjes.
Mjafton një sasi e vogël, për shembull e vajit të ullirit, për të ushqyer trurin, për të dhënë energji dhe për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës.
Avokado është një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme dhe kombinohet shkëlqyeshëm me vezën.
Kur duhet ngrënë mëngjesi?
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.
Ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi.
Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.
Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.
Roli i mëngjesit tek rënia në peshë
Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.
Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.
Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt./AgroWeb