Ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve menstruale

Ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve menstruale

Ballafaqimi me ngërçet e dhimbshme të periudhës menstruale nuk është kurrë kënaqësi.

Për fat të mirë, shijimi i disa vakteve të shëndetshme mund të jetë përgjigjja e shijshme për të qetësuar këto dhimbje.

Carlie Beaucejour, një dietologe dhe nutricioniste, ndan këshilla të ekspertëve në faqen e saj në Instagram për të na ndihmuar të ndjehemi më të mirë. Në një video të fundit, ajo u përqendrua në tre mënyra të thjeshta se si mund të hamë dhe të pimë për të shmangur dhimbjet menstruale.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me kalcium si: kos, djathë, tofu, spinaq ose fruta të pasura me fibra si banane dhe pirja e ujit padyshim që tingëllojnë si mënyra mjaft të thjeshta për të qëndruar pa dhimbje gjatë menstruacioneve.

Siç shpjegon Beaucejour, kalciumi ndihmon në qetësimin e spazmave muskulore të cilat shkaktojnë ngërç. E njëjta gjë mund të thuhet për kaliumin në banane, plus që ato kanë fibra për të na ndihmuar të shmangim ndjenjën e “rezervës”.

Po ashtu, uji është padyshim i rëndësishëm gjatë gjithë kohës, por të qenit e dehidratuar do ta bëjë dhimbjen e tmerrshme menstruale edhe më keq.

Ne e dimë që mund të jetë më joshëse të shijojmë gjëra të tilla si çokollata dhe patatet e skuqura gjatë menstruacioneve, por furnizimi i trupit me opsione më të shëndetshme si këto do të na ndihmojë shumë më tepër.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të hani  të paktën disa katrorë çokollatë – thjesht sigurohuni që është çokollatë e zezë (të paktën 65 për qind kakao).

Sipas ekspertëve në Kotex, niveli i magnezit në çokollatën e zezë mund të ndihmojë në ngërçe.

Sigurisht, mos e teproni me asnjë nga këto opsione!

Megjithëse, ndoshta tingëllon si gjëja e fundit që ne do të dëshironim të bënim gjatë menstruacioneve, palestra gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.

Një studim i fundit zbuloi se rutina e ushtrimit tre herë në javë i ndihmoi pjesëmarrëset të ulnin ndjeshëm nivelet e dhimbjes menstruale gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh.

Shpërndaje në: