Ushqimet më të mira kundër të nxehtit të verës
Të nxehtit e verës është me të vërtetë i rrezikshëm për shëndetin tonë, por me kujdesin e duhur ndaj lëkurës dhe strehimit nga dielli mund të na ndihmojë shumë edhe ushqimi.
Gjatë muajve të verës secili ekspert për shëndetin dhe të ushqyerit thekson se kemi nevojë për të ngrënë ushqim të lehtë dhe pa yndyrë, sepse përndryshe shumë më vështirë e përballojmë nxehtësinë. Kjo në fakt do të thotë se më mirë është t’i kthehemi ushqimeve sezonale, frutave dhe perimeve, shkruan Zëri.
– Shalqi, qershi, kajsi, pjepër: Siç rekomandohet nga dietologët, shalqiri është një meze ideale verore. Është i ëmbël dhe i lëngshëm, kurse 90 për qind e tij është ujë. Shalqirin mund ta bëni si një sallatë ose supë. Në baza ditore patjetër keni nevojë për të ngrënë edhe qershi, pjepër, kajsi dhe fruta të tjera sezonale. Të gjitha frutat sezonale kanë sasi të mjaftueshme të ujit dhe në këtë mënyrë trupi i hidratuar më lehtë e përballon nxehtësinë.
– Domate, tranguj, kungull: Zgjidhni domate, tranguj, speca dhe perime të tjera që janë të pasura me ujë dhe vitamina. Domatet, për shembull, janë të pasura me likopen, i cili, ndër të tjera, përbën një mbrojtje natyrale nga rrezet e dëmshme të diellit. Trangujt janë si shalqi përplot me ujë, ndërsa kungullin e njomë mund ta përgatisni në mënyra të panumërta.
– Supat: Ju mund t’i konsumoni ato për drekë ose darkë. Mos harroni se nuk është e domosdoshme të jetë e nxehtë, sepse ka shumë receta për supa të ftohta, kurse më të mira janë ato nga perimet sezonale. Supa nxit tretjen, përshpejton metabolizmin dhe ka një efekt pozitiv në të gjithë organizmin.
– Ushqim i gatuar: Harrojeni ushqimin e rëndë dhe të skuqur. Zgjidhni peshk, mish pule ose gjeldeti me shumë perime të freskëta dhe sallatë.
– Ëmbëlsirat: Çokollatën dhe biskotat i zëvendësoni me kos të freskët me fruta dhe akullore, të cilat lehtësisht mund t’i përgatisni në shtëpi. Nëse tashmë ndjeni dëshirë për të ngrënë biskota apo tortë, më mirë përgatisni ato në shtëpi për shkak të rreziqeve nga salmonella. Në verë lehtë mund të ndodhë që vezët e prishura të përdoren për akullore. Nëse nuk keni frymëzim, përpiquni të bëni një tortë të thjeshtë me kos dhe qershi apo tortë me manaferra dhe djathë.
– Shmangni “ushqimin e bardhë”: “Ushqimet e bardha” konsiderohen të jenë buka e bardhë, sheqeri, orizi dhe ushqimet e ngjashme. Ne e dimë se këto nuk gjenden në listën e dëshiruar të ushqimit të shëndetshëm, por gjatë verës është më mirë për t’i shmangur edhe më tepër, duke përdorur më shumë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm.