Ushqimet më të mira dhe ato më të këqija për zemrën, sipas mjekëve
Përgjithësisht, kur flasim për ushqime “të mira” dhe “të këqija” mendja na shkon menjëherë tek ato ushqime që na ndihmojnë të humbasim apo të shtojmë në peshë. Në fakt, çfarë fillimisht duhet të na interesojë janë lista e ushqimeve që duhet të konsumojmë më shumë dhe atyre që duhet të shmangim në të mirë të shëndetit tonë.
Ka disa ushqime për shembull që bëjnë shumë mirë për zemrën, ashtu siç ka të tjera që duhet t’i konsumoni më pak. Sipas kardiologëve dhe nustricionistëve: Çfarë duhet të shmangni në dietën tuaj dhe çfarë jo!
Ushqimet më të mira për shëndetin kardiak
Jeshillëqet
E dimë që konsumi i perimeve apo jeshillëqeve nuk ju emocionon shumë, por janë thelbësore për një zemër të shëndetshme prandaj sa më shumë në pjatën tuaj.
Salxmoni
Eshtë gjithashtu një ushqim tjetër fantastik për zemrën. I pasur me Omega 3, salmoni redukton mundësinë për sëmundje kardiovaskulare.
Fasulet, lulelakra
Ushqimet e pasura me fibra e ndihmojnë zemrën të qëndrojë gjithmonë e fortë, duke qenë se kanë nivele të ulëta të kolesterolit.
Quinoa, tërshërë, drithëra
Janë karbohidrate të shëndetshme që reduktojnë shanset për të vuajtur nga problemet e zemrës. Nuk kanë shumë proteina, por janë të pasura me potasium dhe fibra- të dyja ndihmojnë që presioni i gjakut të jetë në nivelet e duhura.
Avokadot
Një arsye tjetër për t’i ngrënë është zemra! Sipas studimeve të kryera, një nga efektet pozitive të avokados është reduktimi që i bën trupit nga kolesteroli i dëmshëm.
Arrat
Nëse doni diçka super specifike që i bën mirë zemrës, keni arrat. Pastrojnë trupin nga kolesteroli “i keq” dhe ndihmojnë zemrën të funksionojë më mirë.
Ushqimet e dëmshme
Mishrat e përpunuar
Një hot dog mund t’ju shijojë shumë, por jo zemrës suaj. Edhe nëse e konsumoni në sasi të vogla i rrisni shanset vetes për të krijuar probleme kardiovaskulare.
Embëlsirat, biskotat
Sheqeri i tepruar nuk i bën mirë zemrës dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë.
Ushqimet e skuqura
Limitojini sa më shumë të jetë e mundur. Janë të pasura me yndyrna të dëmshme dhe kripëra në nivele të pashëndetshme për zemrën.
Pijet me gaz
Embëlsuesit artificialë janë armik për sëmundjet kardiake ashtu siç janë edhe ushqimet super të kripura të cilat ndikojnë tek luhatjet e tensionit dhe rrjedhimisht dëmtojnë zemrën.
Burimi: Huffington Post