Ushqimet ideale për veshka të shëndetshme

Ushqimet ideale për veshka të shëndetshme

Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë si dhe prodhojnë disa hormone, siç është “renina” që ndikon në presionin arterial. Nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën kurrizore dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D, shkruan Living.

Në brendësi të secilës veshkë ndodhen rreth nje milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i nefroneve çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Living ju fton të konsumoni ushqimet e mëposhtme që të keni veshka sa më të shëndetshme :

  1. Paxhari i kuq

Panxhari i kuq është shumë i pasur në potasium dhe ka aftësi diuretike dhe dizintoksikuese.

  1. Boronicat

Boronicat kanë po ashtu efekt detoksikues. Ndihmojnë në pastrimin e fshikëzës së urinës dhe pengojnë zhvillimin e infeksioneve bakteriale.

  1. Selino

Selinoja ka veti diuretike. Ndihmon në drenimin (heqjen e ujit) nga mëlçia dhe rrugët respiratore. Eliminon gurët në veshka dhe insuficiencën epatike.

  1. Qepa

Qepa ka efekt antibakterial dhe diuretik, si dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik nga veshkat.

  1. Qershitë

Konsumimi i qershive eliminon toksinat nga veshkat dhe pengon zhvillimin e hidronefrozës (rritja e presionit të urinës në veshka).

  1. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e shëndetit të zemrës dhe veshkave.

  1. Elbi

Elbi është shumë i rëndësishëm për organizmin pasi ka efekt pastues dhe drenues në veshka.

  1. Ananasi

Ananasi ëstë i pasur në vitaminë C, potas dhe bromelinë. Këta përbërës aktivë pengojnë shfaqjen e infeksioneve renale.

  1. Rrepat

Rrepat janë të pasura me vitaminë C, vitamina të grupit B, hekur dhe squfur. Përdorimi i rrepave largon toksinat nga rrugët urinare.

  1. Kastraveci

Kastraveci është i pasur në shumë vitamina dhe kripëra minerale. Ai përmban gjithashtu potas dhe shumë ujë çka ndihmon në hidratimin e organizmit. Konsumimi i kastravecit ul mundësinë e prekjes nga infeksionet renale dhe kontrollon presionin arterial.

Shpërndaje në: