Ushqimet, gjumi dhe seksi bazuar te lloji i personit që jeni

Ushqimet, gjumi dhe seksi bazuar te lloji i personit që jeni

Ayurveda e përshkruan gjumin si një instinkt themelor të jetës, thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla. Na duhet për të rinovuar dhe rigjeneruar trupin, mendjen dhe shpirtin tonë. Në Ayurveda, gjumi është një nga tre shtyllat e shëndetit të mirë, i njohur si nidra. Përpos gjumit kemi ushqimin (ahara) dhe seksin (brahmacarya). Bilanci i duhur i këtyre tre elementeve kërkohet për një jetë të shëndetshme.

Sipas orës Ayurveda, është më mirë të zgjoheni para lindjes së diellit dhe të flini para orës 10:00. Siç mund ta keni lexuar, Ayurveda përqendrohet në shërimin e gjithë trupit dhe bazohet te mendimi se dosha e një personi, një lloj humori trupor, përcakton personalitetin dhe shëndetin e tij.

Ayurveda bazohet në idenë se bota përbëhet nga pesë elemente – aakash (hapësirë), jala (ujë), prithvi (tokë), teja (zjarr) dhe vayu (ajër). Një kombinim i secilit element rezulton në tre humore, ose dosha, të njohur si vata, kapha dhe pitta. Këto dosha besohet të jenë përgjegjëse për shëndetin fiziologjik, mendor dhe emocional të një personi.

Guida për gjumin, ushqimin dhe seksin bazuar te lloji i personit qe jeni.

Vata

Ushqimet: qumësht, qumësht arre kokosi, supë me mish, avokado, gjalpë, oriz.

Gjumi: masazh këmbësh dhe trupi; vaj susami për masazhin e kokës; shmangni qëndrimin para televizorit ose mos përdorni telefonin para gjumit; ajrosni dhomën; mbajeni ambientin e dhomës të errët; ndizni qirinj qromatikë me kamomil, livando dhe portokall të ëmbël.

Seksi: përshtatet më mirë kur kanë intimitet; nuk janë të dhënë pas seksit me partnerë të shumtë; kanë të rëndësishme marrjen e dashurisë.

Pitta

Ushqimet: ushqime të freskëta si frutat; hurmat; darkë mesatare dhe jo të bollshme; ushqime të lehta me oriz dhe pak dhallë; qumësht të ngrohtë.

Gjumi: masazh për këmbët; flini në një dhomë të freskët dhe të ajrosur; përdorni vajra esencialë si jasemini, trëndafilat; mbulohuni me batanije të lehtë.

Seksi: Nxitja seksuale është zakonisht e lartë për shkak të pasionit dhe energjisë; aktivitet qetësues për t’u rikuperuar pas seksit.

Kappa

Ushqimet: ushqime të freskëta, por të ngrohta; supë me perime dhe zarzavate; ëmbëlsirat të shmangen në darkë; shëtitje e lehtë pas darkës për të stimuluar tretjen.

Gjumi: gjumë i rëndë dhe tendencë për të fjetur pak; aromatizues të ngrohtë, si rozmarinë dhe xhenxhefil.

Seksi: mund të fillojë ngadalë; duhet kohë që të eksitohen, por kur veprojnë, kanë qëndrueshmëri.

Burimet: Healthline, Women’s Healt

Shpërndaje në: