Ushqimet e verës që ju dobësojnë dhe ua heqin kilet e tepërta
Dietologët këshillojnë qytetarët që të mos konsumojnë gjatë verës ushqime që rëndojnë shëndetin, sikurse ato të pasura me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet.
Stina e verës, e pasur me fruta dhe perime, është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të bien nga pesha, por edhe për të marrë të gjitha ushqimet e shëndetshme, shkruan Living.
Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë në tryezën e gjithsecilit në stinën e verës, rekomandojnë dietologët, për një ushqyerje sa më të shëndetshme.
Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime, thonë ata.Sa i takon llojit që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet të mungojnë asnjë ditë zarzavatet jeshile.
Në një nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi, etj, sa më të freskëta dhe sa më pak të gatuara, pasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten më shpejt.Po kështu, domatet dhe specat e të gjitha ngjyrave janë të rekomandueshme për t’u konsumuar në këtë stinë. Speci i kuq, sipas dietologëve, është më i pasur me vitaminën C dhe është një nga antioksidantët që ruan shumë sistemin imunitar.
Në stinën e verës, sipas mjekëve, ka mjaft agjentë që sulmojnë sistemin imunitar të njeriut.Dietologët këshillojnë qytetarët që të mos konsumojnë gjatë verës ushqime që rëndojnë shëndetin, sikurse ato të pasura me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet.
“Të evitojmë sasinë e madhe të mishit dhe të proteinave në përgjithësi, pasi mishi është ushqim proteinik, por ka dhe shumë yndyrë dhe vështirëson aparatin tretës apo e stërmundon atë”, thonë dietologët.
sipas tyre, do të ishte shumë mirë konsumimi i ushqimeve të lehta, gatimet me brumëra si makaronat, por të gatuara me salca të përgatitura me zarzavate, por edhe erëzat e stinës si borziloku, majdanozi, kopra, etj. Erëzat janë mjaft të të mira e të shëndetshme kur përdoren të freskëta.Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh, ndër të cilat mjaft të rëndësishme qepa, karota, hudhra, lakra, sallatat e ndryshme, patatja, domatja, etj.
Veçse një ushqim shumë i mirë e i shëndetshëm, perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm si një “ilaç” mjaft efikas ndaj shumë sëmundjeve, sepse përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike.Po ashtu, peshku është ushqim i lehtë i rekomandueshëm në verë, por edhe i shëndetshëm.Gjithashtu edhe frutat nuk duhet të mungojnë.
Dietologët rekomandojnë konsumimin e grupit të manave, qershitë, luleshtrydhet, të gjitha frutat e stinës, por edhe këto me kujdes, pasi konsumimi në sasi të mëdha, jep kalori të tepërta.