Ushqimet e duhura për të luftuar të ftohtin
Ja çfarë duhet të konsumoni për këtë stinë të ftohtë dimri.
1.Kosi
Falë fermentuesve laktik që përmban, kosi të ndihmon të luftosh në mënyrë natyrale bakteret e pranishme në zorrët tretëse dhe të mban zgjuar dhe aktiv sistemin imunitar. Propozohet si një mbrojtës kundër agjentëve patogjenë me të cilët jemi në kontakt përditë, duke luftuar kështu mundësinë e ndonjë virusi gripi për shkak të të ftohtit.
2.Bishtajoret
Ndoshta pak vetë e dinë se një nga simptomat e mungesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për tu ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.
3.Speci djegës
I pasur me vitaminë C, dhe të mbron nga infeksionet, të gjitha sëmundjet që nga i ftohti dhe shqetësimet kardiovaskulare. Speci i kuq djegës është një kurë falë vetive të saj antiinflamatore dhe antihistamine.
4.Agrumet
Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar. Të mirat e lëngut të limonit dhe ujit të ngrohtë në mëngjes rekomandohen nga vipat dhe nutricionistët. Më mirë t’i përdorni edhe gjatë gjysmës së ditës.
5.Perimet e stinës
Spinaqi, brokoli, kungulli, karrota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë, shkruan noa.al. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë.