Ushqim para apo pas ushtrimeve? Shkencëtarët më në fund kanë një përgjigje
Është bërë një numër I madh I studimeve, për të parë nëse duhet të konsumojmë ushqim para apo pas ushtrimeve, shkruan CNN.
Sipas studimeve të para, ushqimi duhet ngrënë përpara ushtrimeve, për shkak se sasia e glukozës në gjak rritet, dhe muskujt dhe trupi në përgjithësi e rrisin fuqinë dhe intensitetin për të ushtruar më shumë . Nga ana tjetër, disa shkencëtarë thonë se nëse hani ushqim pas ushtrimeve, atëherë ju humbni peshë më lehtë.
Së fundmi, është bërë një studim I vogël me 30 meshkuj. Sipas studimit meshkujt, të cilët kanë ushtruar para se të hanë kanë humbur dy herë më shumë yndyrë.
Ushtrimet fizike para bukës, kishin ndikuar që muskujt e pjesëmarrësve të këtij studimi, të ishin më responsive ndaj insulinës, e cila e kontrollon sasinë e lartë të sheqerit në gjak, duke e zvogëluar edhe rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Sipas ekspertëve, duhen ende studimeve të tjera, për të konfirmuar këtë teori 100%, mirëpo deri tani evidencat tregojnë se ushtrimi I aktiviteteve fizike përpara konsumimit të ushqimit është I mirë për shëndetin tuaj.