Usain Bolt i gatshëm ta vendosë medaljen olimpike si bast, garon në sprint me yllin e ragbit amerikan

Usain Bolt i gatshëm ta vendosë medaljen olimpike si bast, garon në sprint me yllin e ragbit amerikan

Njeriu më i shpejtë që ka parë bota e atletikës, Usain Bolt, është gati për një garë tejet interesante në sprint.

Në qytetin e Kansasit, Usain Bolt pritet të garojë me Tyreek Hill, yllin e NFL, pasi shkëmbyen disa fjalë në ‘Twitter’.

Sigurish, këto fjalë ishin më shumë miqësore, por ylli nga Xhamajka ka thënë se do ta vë bast medaljen e tij olimpike, përcjell Periskopi.

Hill sugjeroi që dyshja të garojnë në distancë 40 metra, por meqë Bolt preferon distancën 100m, dyshja u pajtuan për një distancë 70 metra.

Bolt nuk u përmbajt as pas kësaj, duke thënë: “Unë akoma nuk besoj se do të fitonte edhe në 40 metra”.

Kujtojmë se Usain Bolt mbanë rekordin botëror në 100 metra sprint, të vendosur në vitin 2009 me 9:58 sekonda. Ky rekord vazhdon të jetë akoma në fuqi, pas 12 viteve. /Periskopi/

Shpërndaje në: