USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të fondeve që i janë ndarë nga Kongresi, pak para seancës së planifikuar gjyqësore për këtë çështje.

Vendimi do të thotë se Radio Evropa e Lirë do të marrë 7.46 milionë dollarë – shumë kjo që mbulon periudhën nga 1 marsi deri më 14 mars.

“Agjencia ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm administrativë për të iniciuar disbursimin”, tha USAGM-ja në një letër bashkangjitur dosjes gjyqësore.

Shpërndarja e fondeve u tha se duhet të bëhet deri më 26 mars, ndërsa Radio Evropa e Lirë do t’i marrë ato deri në fund të muajit./Periskopi/

Shpërndaje në: