Fury ofendon rëndë Joshuan dhe thotë se ai nuk mund ta mposhtë as me top të bejsbollit
Tyson Fury nuk r sheh fare Anthony Joshuan si rival të denjë të tij dhe ai konsideron se britaniku nuk mund ta mposht atë edhe sikur ta ketë një shkop të bejsbollit ne dorë.
Luftërat e Furyt me Deontay Wilderin, kanë qenë gjithmonë të frikshme dhe që kanë ngjallur shumë interesim, por ai thotë se pret një luftë me Joshuan të cilën ende nuk e ka zhvilluar për shkak të hezitimit të Joshuas për ta bërë këtë.
“U përpoqa ta bëj atë luftë të paktën gjashtë herë dhe çdo herë dështoi sepse po kisha të bëjë me një divë, një *urvë të vogël pinjolle, që nuk dëshiron të luftojë.”, tha Fury për “IFL TV”.
“Ai nuk mund të më rrahë edhe nëse do të kishte një shkop bejsbolli ndërsa unë të isha duke fjetur.”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.
Fury dhe Joshua arritën në një marrëveshje për të luftuar verën e kaluar, por negociatat dështuan pasi një gjykatë e arbitrazhit vendosi se “Mbreti Gypsy” ishte i detyruar kontraktualisht të bënte një luftë të tretë me Wilder.
Ndërkohë, Joshua vendosi të ndeshej me Oleksandr Usyk dhe humbi, duke shkaktuar një revansh që do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite, dhe kjo hodhi në erë çdo shpresë për një ndeshje Fury vs Joshua.
I ngopur me pritjen, Fury njoftoi se do të tërhiqej nga boksi profesionist pasi mposhti Dillian Whyte në stadiumin “Wembley”.