Uruguai fiton ndaj Ganës, por eliminohet nga Botërori

Uruguai ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Ganës në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Botëror.
Arrascaeta shënoi dy gola Brenda gjashtë minutave në pjesën e parë.
Por përkundër kësaj, Uruguai u eliminua, pasi që edhe Koreja e Jugut fitoi ndaj Portugalisë dhe u kualifikua tutje, pasi që ka pasur gola më shumë të shënuar.
Portugalia shkon si e para në grupin H me gjashtë pikë, kurse Koreja e Jugut me dy më pak.
Me katër pikë e përfunduoi edhe Uruguai, por që mbetet jashtë Botërorit.