Urreni pamjen e re të Twitter? Kthehuni pas me një shtojcë në Chrome

Urreni pamjen e re të Twitter? Kthehuni pas me një shtojcë në Chrome

Ditën e Premte rrjeti social Twitter solli një ridizajnim madhor inspiruar nga rrjeti social Instagram. Fotoja e profilit është në formë të rrumbullakët, ikonat duken fëminore dhe butonët janë zgjatuar.

Ky dizajn prek çdo platformë madhore që nga Android dhe iOS tek ueb aplikacioni dhe desktop. Risitë janë një menu e re navigimi, një tekst më i trashë dhe përditësim live të matësve të angazhimit.

Edhe pati shumë përdorues që e pëlqyen, kishte të tjerë që thonin se rrjeti social duhej të merrej me ngacmimet në platformë dhe jo dizajnin.

Nëse keni nostalgji për foto në formë katrore, ekziston një mënyrë e re për tu kthyer pas në kohë.

Dizajneri Kai Brueckers ka zhvilluar në shtojcë në Chrome quajtur Twitter Debubbler i cili rikthen dizajnin e vjetër.

Shpërndaje në: