Urimi i veçantë i Driton Kukës për ditën e Pavarësisë: Po rritesh, po lëshon shtat çdo ditë e më fortë
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka ka uruar festën e Kosovës.
Sot është 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës, derisa Kuka e ka uruar përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Urime Kosovë …
Po rritesh e po lëshon shtat çdo ditë e më e fortë!
Bijtë e bijat tua sot po mahnitin Botën çdo ditë e më shumë gjithandej!
Dje,sot,nesër e përgjithmonë me përkushtim për vendin tim”, shkroi ai në Facebook.
Ndërkohë, kujtojmë se në turneun e fundit ndërkombëtar, Kosova fitoi katër medalje përmes xhudisteve Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka (të bronzta), derisa Distria Kranisiqi (e artë) në Masterin e Dohas.