Urimi i Dua Lipës për Pavarësinë e Kosovës
Dua Lipa është përfshirë në frymën festive për t’i uruar qytetarët e Kosovës për Pavarësinë e vendit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka shfrytëzuar profilet e saja në rrjetet sociale për të uruar 12 vjetorit e të bërit shtet.
Natyrisht se fotografitë e postuara janë me simbole shtetërore dhe kombëtare, ku nuk mungon shqiponja dykrenore dhe flamuri i Kosovës.
Duke e shoqëruar me zemra me ngjyrat e flamurit të Kosovës, Dua ka shkruar: “12 vjet Pavarësi”, ndërsa e ka shoqëruar me hashtagun: “Një komb, një flamur”.
Ndërsa një fotografi në InstaStory e shfaq shqiponjën në një prapavijë të kaltër, ashtu si ngjyrat e flamurit të Kosovës.