“UraCult Classics” mirëpritet në Gjermani

“UraCult Classics” mirëpritet në Gjermani

Të dyja u bënë pjesë e projektit të titulluar “UraCul Classics”, të organizuar nga shoqata “Uracult” në Gjermani – e cila është themeluar në vitin 2014 në Köln. Miftari me ekspozitën “Rrugëtimi i hyjneshave” – me të cilën ajo tashmë është paraqitur në disa vende – dhe Goranci bashkë me dirigjentin e pianistin shqiptar Desar Sulejmani u prezantuan në shtëpinë kulturore prestigjioze “Atles Pfandhaus” në Köln të Gjermanisë të shtunën mbrëma.

Derisa Miftari mori me vete publikun në rrugëtimin nëpër histori, Goranci këndoi vepra të Lisztit dhe Thalberinit. Kjo e fundit u ngjit në skenë për të interpretuar këngë nga albumi i saj “Albanian Flowers” (Lule shqiptare). Mysafir special i mbrëmjes ishte Gramoz Goranci, i cili me tingujt e harmonikës pasuroi edhe më shumë këtë mbrëmje.

Shpërndaje në: