UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili do të marrë nga 450 euro

UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili do të marrë nga 450 euro

Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP.

Siç thuhet në njoftim, shuma e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro.

Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP ne shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katërqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftimin e bërë nga Universiteti i Prishtinës.

Shpërndaje në: