Unikkatili në makinën e Anita Muçajt

Periskopi.com Showbiz

Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj, me sa duket pëlqen muzikën e Unikkatilit.

Në një video të postuar së fundmi në Instastory, Anita, në makinë po dëgjonte reperin e njohur shqiptar, i cili mbrëmë publikoi këngën e re me titull “1 Milion Rrugë”.

Por, gruaja e Kryeministrit po e dëgjonte “Shotën” e Unikkatilit, një projekt i përpunuar mes repit dhe muzikës folklorike.

Përveç Unikkatilit, Anita vazhdoi me “Shotën” e DJ Blunt dhe Real 1 më pas edhe me Rita Orën, dhe nuk hezitoi t’i etiketonte artistët në videot që postoi./Prive.

 

Shpërndaje në: