Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

Reperi shqiptar, Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil, ka thënë se dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe toskë e gegë janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i dialektit tjetër. Ai ka kërkuar që gegnishtja ë kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore .

“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar ai.

Paloka ka thënë se është poashtu kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.

“Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë”, ka shkruar Paloka.

Tutje, reperi ka thënë se është koha që dialekti gegë të rikthehet si gjuhë standarde në veri.

“Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: