Unikkatil me shkrim emocionues për vdekjen e vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jetë

Unikkatil me shkrim emocionues për vdekjen e vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jetë

Reperi i njohur Viktor Palokaj i njohur me emrin e tij artistik Unikkatili ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së vëllaut të tij para dy ditësh.

Unikkatili përmes një postimi emocionues në profilin e tij në Facebook tha se vëllai i tij ka përjetuar shumë gjëra, duke treguar edhe dhimbjen e tij për humbjen e vëllait.

 

“Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkroi Unikatili mes tjerash.

 

 

Postimini plotë:

My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa 💔💔💔!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit.

My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti…

Posted by Unikkatil on Tuesday, March 4, 2025

Shpërndaje në: