“Unë nuk mund të lëviz dhe nuk mund të marr frymë: Më lejoni të vdes me dinjitet”
Një pedagog në pension i cili ka një sëmundje të pashërueshme është duke u përballur me Gjykatën e Lartë të Britanisë pas kërkesës për gjetjen e një doktori që i jep një ilaç për t’i dhënë fund jetës.
Noel Conway, i cili ka një çrregullim të neuronit motorik, iu dha leja në janar për të marrë rastin e tij për ankim, pasi gjykatësit e hodhën poshtë sfidën e tij ndaj Aktit të Vetëvrasjes së vitit 1961.
Por ai ngulmon që dëshiron t’i japë fund jetës së tij me dinjitet, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Imagjinoni që ju keni një çrregullim neuronal motorik – një sëmundje të pashërueshme, sëmundje terminale që ju vret. Ju keni tre zgjedhje rreth asaj se si dëshironi të vdisni, rrëfen 68-vjeçari Conway.
E para përfshin heqjen e një pajisje që të ndihmon për të marrë frymë, e cila përdoret për 22 orë në ditë dhe heqja e saj do të thotë mungesë frymëmarrjeje dhe mbytjeje.
E dyta zgjedhje është të presësh derisa të përdoret gjatë gjithë kohës, kështu që kur hiqet ajo, vdekja do të vijë më shpejt.
Dhe zgjedhja e fundit është, nëse ligji ndryshohet, për të lejuar vdekjen e asistuar nga një specialist mjek./Periskopi/