“Unë kam shumë besim te Shqipëria”, Lorik Cana motivon lojtarët para ndeshjes me Izraelin

“Unë kam shumë besim te Shqipëria”, Lorik Cana motivon lojtarët para ndeshjes me Izraelin

Lorik Cana ka motivuar lojtarët e Kombëtares para ndeshjes me Izraelin. Kapiteni legjendar i Shqipërisë ka shprehur besimin se do të kemi rezultate pozitive në këto dy takime.

Në prononcimin e dhënë për “Oversport”, Cana shprehet se nuk do të ishte dështim nëse nuk do të renditeshim në vendin e parë.

“Ka edhe dy ndeshje të fundit, duhet të shkojmë për dy fitore, nuk është e pamundur, prandaj unë kam shumë besim te Shqipëria. Nuk mund ta quajmë dështim nëse nuk e arrijmë vendin e parë, por pritshmëria ishte e tillë pas largimit të Rusisë. Megjithatë nuk duhet të shikojmë kaq larg, projekti i ri po rritet, duhet t’i japim besim këtyre djemëve të rinjë”, tha Lorik Cana.

Shpërndaje në: