‘Unë jam Klodiani se mos më harruat’, Stresi thirrje qytetarëve: Kam nevojë për ju

‘Unë jam Klodiani se mos më harruat’, Stresi thirrje qytetarëve: Kam nevojë për ju

Reperi Arkimed Lushaj (Stresi) ditën e sotme i ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish dhe të protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës.

Kujtojmë që Stresi ishte protagonist në protestën e parë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, e me fjalë banale ofendoi kryeministrin Rama, Lleshajn dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu.

Tashmë duke qenë se akuzohet për organizim proteste në kushte pandemie dhe nxitje dhune, Stresi u arratis me makinë funerali drejt Kosovës dhe aktualisht është i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, edhe pse i shpallur në kërkim ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në ditën e pestë të saj.

“Unë jam Klodiani se mos më harruat. Kaq e nisëm ditën e parë të protestës po pa ju o popull se nisim dot kam nevojë për ju,” ka shkruar Stresi në postimin e tij, ku shfaqet me disa miq të maskuar për të mos u identifikuar fytyrat.

Screenshot_16.png

Shpërndaje në: