UNDP publikon Pulsin Publik: Vetëm 27.3% të kënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik në një konferencë për media të mbajtur sot.Anketimi i opinionit të Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë.
Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.
Disa nga gjetjet kryesore të anketës përfshijnë:
• Të dhënat tregojnë se mesatarisht 50.1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës.•
Kënaqshmëria me punën e Kabinetit Ekzekutiv u regjistrua në 53.3%, ndërsa me punën e Kryeministrit u regjistrua në 58.3%.
• Kënaqshmëria me punën e Kuvendit ishte 52.10%, ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 64.4%.• Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 69%.
• Shkalla e kënaqshmërisë me gjykatat ishte 27.1% dhe me Prokurorinë 26.5%• Varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7%), u regjistruan si tre çështjet kryesore. Shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%) plotësuan pesë problemet kryesore.
• Për shqiptarët e Kosovës, tri çështjet kryesore ishin papunësia (16.8%), varfëria (16.6%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.8%). Për serbët e Kosovës, varfëria (15.2%), problemet e hapësirës urbane (13.8%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (13.3%) ishin tri çështjet kryesore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës, çështjet kryesore ishin varfëria (19.5%), furnizimi me energji elektrike. (14.2%) dhe problemet e hapësirës urbane (11.1%).
• Një total prej 83.2% përqind e të anketuarve raportuan se ndjehen të sigurt nga dhuna dhe krimi kur janë në rrugë. Të dhënat e ndara sipas gjinisë treguan se 83.4% e burrave dhe 82.9% e grave ndjehen të sigurt kur janë në rrugë.
• Të dhënat e ndara sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë.• 60% e të anketuarve besojnë se punësimi në sektorin privat fitohet në bazë të meritës, krahasuar me punësimin në sektorin publik, për të cilin vetëm 32% e të anketuarve kanë pohuar të njëjtën gjë.
• Një rritje si në Indeksin e Demokratizimit (ID-ja) ashtu edhe në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE-ja) u regjistrua në anketën e fundit të opinionit me ID që aktualisht qëndron në 1.62 dhe IBE në 1.21.• 27.3% e të anketuarve janë deklaruar se janë shumë të kënaqur apo të kënaqur me drejtimin ekonomik, ndërsa 36.33% e të anketuarve janë deklaruar se janë shumë të kënaqur apo të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht.
• Mesatarisht, 19.9% e të anketuarve kanë perceptuar se ekziston korrupsioni në shkallë të gjerë. Policia e Kosovës me 12.40% është perceptuar si institucioni më pak i korruptuar, e ndjekur nga organizatat ndërkombëtare me 13.70%.• Për 65.3% të të anketuarve, informacioni nëpërmjet medias është ai që ka formësuar perceptimin e tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë. 26.8% e të anketuarve kanë pohuar se biseda me të afërmit është ajo që ka formësuar perceptimin e tyre, ndërsa 6.3% e të anketuarve kanë pohuar se përvojat personale kanë formësuar perceptimin e tyre.
• Të dhënat e ndara etnikisht treguan se gjithsej 81% e komuniteteve të tjera të Kosovës, 76% e shqiptarëve të Kosovës dhe 54% e serbëve të Kosovës kishin gjasa të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti.
• Gjithsej 10.9% e të anketuarve besojnë plotësisht dhe 40.9% e tyre besojnë se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ndikojë pozitivisht në jetën e njerëzve. Të dhënat e ndara sipas përkatësisë etnike treguan se 52.9% e shqiptarëve të Kosovës dhe 51.6% e komuniteteve të tjera të Kosovës kishin një pikëpamje pozitive për Marrëveshjen, krahasuar me 25.7% të serbëve të Kosovës.
Të dhënat shtesë të marra nga ky sondazh dhe nga sondazhet e mëparshme do të vihen në dispozicion në Platformën e Vizualizimit të të Dhënave të Pulsit Publik dhe ASKData: https://bit.ly/44GqPyiPërmbledhja e Pulsit Publik publikohet dy herë në vit dhe që më shumë se njëzet vite ka ndihmuar që institucioneve dhe akterëve të Kosovës t’u ofrohen të dhëna të paanshme dhe të besueshme për treguesit kryesorë në lidhje me perceptimin e qytetarëve për çështjet socioekonomike, politike, të sigurisë dhe ato mjedisore.
Të dhënat e Përmbledhjes së Pulsit Publik 26 janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj të vitit 2024, duke e pasqyruar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve mbi moshën 18 vjeçare. Mostra përfshinte të njëjtin numër të burrave dhe grave nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar si zonat urbane ashtu edhe ato rurale.
Sa i përket përfaqësimit etnik, mostra përfshinte 896 shqiptarë të Kosovës, 210 serbë të Kosovës dhe 200 anëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës (ashkali, boshnjakë, egjiptianë, goranë, romë dhe turq të Kosovës).
Projekti Pulsit Publik, i cili filloi në vitin 2002, financohet nga USAID-i në Kosovë.