Unai Emery refuzon multi-miliarderët e Newcastle United
Unai Emery nuk do të jetë trajner i Newcastle United.
Ai ka deklaruar se është i përkushtuar 100 për qind në punën që e ka te Villarreali.
Ish shefi i Arsenalit konfirmoi gjatë ditës së sotme se ishte kontaktuar nga klubi i Premier Ligës që tashmë ka pronarë sheikët sauditë, e të cilët e kishin bërë zgjedhjen e parë për ta zëvendësuar Steve Bruce-in.”
Në Instragram, Emery u shpreh se Villarreali ishte “shtëpia e tij”, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Tashmë, nuk dihet se kush do të kontaktohet prej ekipit anglez të Newcastle United.