Unai Emery absolutisht e humbi kokën pasi lojtari iu përjashtua në miqësoren kundër Marseilles

Unai Emery absolutisht e humbi kokën pasi lojtari iu përjashtua në miqësoren kundër Marseilles

Tensionet prekën kulmin gjatë miqësores parasezonale mes Villarrealit dhe Marseilles, të shtunën mbrëma.

Herët në pjesën e dytë, ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Juan Foyth u përjashtua me të kuq pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

E rrallë të shohim një futbollist duke u përjashtuar në një ndeshje parasezonale, por ndodhë edhe kjo dhe vendimi i gjyqtarit nxiti reagim frustrues nga ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, transmeton Periskopi.

Spanjolli absolutisht e humbi kokën në vijën teknike dhe veprimet e tij rezultuan poashtu me përjashtim.

Pasi gjyqtari ia tregoi të kuqin, Emery vendosi t’i kthehej trajnerit të Marseilles, Jorge Sampaoli.

Emery me frustrim i bërtiti argjentinasit derisa bëri gjeste agresive me dorë, të cilat provokuan Sampaolin.

Trajneri i Marseilles u desh të mbahej nga një pjestar i stafit të vetë, në mënyrë që të parandalohej një përplasje më serioze.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: