Umtiti po e mendon largimin nga Barcelona

Umtiti po e mendon largimin nga Barcelona

Samuel Umtiti është lojtari i radhës që pritet të largohet nga Barcelona.

Barcelona është në telashe të mëdha lidhur me pagat e lojtarëve, por duket se kjo çështje mund të lehtësohet pak.

Ky lehtësim mund të vjen nga mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, i cili duket se me në fund është bindur se është i padëshiruar, së paku për  tifozët.

Sipas Gerard Romero, Umtiti tashmë beson se është koha për të lënë klubin, përcjell Periskopi.

Francezi po kalon në një krizë emocionale në ‘Camp Nou’, pasi pranoi vërshëllima të shumta në ndeshjen e Joan Gamper.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë ndonjë ofertë për Umtiti dhe të lirojë vend për paga të tjera. /Periskopi/

Shpërndaje në: