Umtiti nuk feston për trofeun ‘Joan Gamper’ – i revoltuar nga vërshëllimat e tifozëve

Umtiti nuk feston për trofeun ‘Joan Gamper’ – i revoltuar nga vërshëllimat e tifozëve

Samuel Umtiti është revoltuar me vërshëllimat e tifozëve të Barcelonës drejtuar atij dhe ka refuzuar të festonte për triumfin në ‘Joan Gamper’.

Barcelona janë duke u futur në një epokë të re, ku duhet të mësohen me jetën pa Lionel Messi, i cili dje dha një lamtumirë emocionuese, duke bërë të ditur se ishte gati të vazhdonte me klubin, por kushtet financiare nuk mundësuan një gjë të tillë.

Një nga lojtarët tek të cilët drejtohet gishti për fajin e kësaj krize, është Samuel Umtiti, francezi që nuk pranoi reduktim në pagë, e as nuk pranoi të largohej drejt ndonjë klubi tjetër. Kështu, tifozët dje nuk ishin aq miqësor me të, përcjell Periskopi.

Pas vërshëllimave të pranuara, Umtiti ka qëndruar i ndarë nga skuadra, duke mos iu bashkuar festës për triumfin në ‘Joan Gamper’.

Situata duket se do të jetë e vështirë gjatë gjithë sezonit për lojtarët si Umtiti, Miralem Pjanic, Griezmann etj. /Periskopi/

Shpërndaje në: