Umtiti ka befasuar Xavin, francezi më në fund mund ta kthejë situatën në favorin e tij

Umtiti ka befasuar Xavin, francezi më në fund mund ta kthejë situatën në favorin e tij

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, ishte një nga figurat më të kritikuara kohëve të fundit te Barcelona.

Qendërmbrojtësi filloi të humbte pozitën e tij qysh kur Quique Setien mori drejtimin e skuadrës, dhe nuk pa më ditë të mira.

Por, Umtiti duket se po shfrytëzon mirë periudhën e tranzicionit te Barca, kur skuadra ka ndryshuar trajnerin, përcjell Periskoppi.

Mediet spanjolle sot kanë raportuar se në stërvitjet e zhvilluara deri më tani, Samuel Umtiti ka befasuar për të mirë trajnerin e ri.

Xavi thuhet se ka thurur lëvdata të shumta për lojtarin, në prani të gjithë grupit. Shokët e skuadrës më pas kanë duartrokitur francezin. /Periskopi/

Shpërndaje në: