Ukraina ia ndalon Rusisë pjesëmarrjen në “Eurovision”
Këngëtares Julia Samoilova i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vjet, për shkak të vizitës së saj “ilegale”, ka njoftuar shërbimi ukranias i sigurisë, “SBU”. Samoilova, 27-vjeçare, e ka konfirmuar që ajo kishte kënduar në Krime më 2015. Ukraina sivjet do të jetë nikoqire e “Eurovisionit”, që mbahet në Kiev në muajin maj.
Një burim rus i Ministrisë së Jashtme e ka përshkruar këtë vend si “cinik dhe jo human”. E një politikan senior rus, i quajtur Frants Klintsevich, është cituar nga agjencia e lajmeve “Ria-Novosti” të ketë thënë se Rusia do t’i bojkotojë garat e ardhshme të “Eurovisionit” nëse organizatorët dështojnë të ngrenë zërin për këngëtaren ruse. Gara e këngës në “Eurovision” tashmë veçse u bë politike./Koha.net