Ukraina fiton me rikthim ndaj Sllovakisë, mban shpresat gjallë për kualifikim tutje

Ukraina fiton me rikthim ndaj Sllovakisë, mban shpresat gjallë për kualifikim tutje

Ukraina ka arritur të marr tri pikë e para, duke e mposhtur me rikthim Sllovakinë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E.

Sllovakia e nisi shumë mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me Lukas Haraslin, Ivan Schranz dhe David Hancko, por pa gjetur rrjetë.

Por nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, me Ivan Schranz që shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.

Ukrainas vetëm pasi pësoi gol filloi të luajë, duke krijuar disa raste me Oleksandr Tymchyk dhe Oleksandr Zinchenko, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë e sllovakëve.

Duke e ditur pozitën e tyre, ukrainasit nisën furishëm pjesën e dytë, me Mykola Shaparenko që shënoi pas asistimit të
Zinchenko për 1-1.

Ukraina ishte afër golit edhe me Mykhailo Mudryk, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.

Kur zhvillohej minuta e 80-të, Ukraina mori epërsinë me Mykola Shaparenko që shënoi për 2-1.

Deri në fund sllovakët u munduan të barazonin, por nuk ia dolën.

Pas kësaj fitoreje Ukraina kthehet në lojë dhe ka 3 pikë, aq sa Sllovakia dhe Rumania.

Shpërndaje në: