Ukraina dhe Franca ndajnë pikët – barazimi i dytë radhazi për të dyja kombëtaret
Ukraina dhe Franaca kanë luajtur baras në Kiev.
Fituesit e Kupës së Botës, Franca, nuk kanë arritur të marrin tri pikë në udhëtimin në Ukrainë, duke luajtur baras 1:1, shkruan Periskopi.
Francezët gjenin vetën në disavantazh në fund të pjesës së parë, kur Mykola Shaparenko shënoi një super-gol.
Në pjesën e dytë, skuadra e Francës u fut me të gjitha forcat, dhe arriti shpejtë të thyente mbrojtjen ukrainasë.
Në minutën e 50’ Anthony Martial shënoi për 1:1, pas një tollovie në zonën e Ukrainës.
Me këto dy gola u vendos edhe fati i takimit. Të dyja skuadrat morën nga një pikë në këtë përballje.
Franca kësisoj shkon në kuotën e nëntë pikëve si lidere, kurse Ukraina në pozitën e tretë numëron pesë pikë. /Periskopi/