Uji në liqenin e Badocit ende me nivel të lartë të manganit

Uji në liqenin e Badocit ende me nivel të lartë të manganit

Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje. Qytetarët po furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme. Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.

Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë. Deri në përmirësimin e vlerave, qytetarët po shfrytëzojnë alternativa të tjera për furnizim me ujë të pijshëm.

Njëra nga alternativat është përmes autoboteve të siguruara nga KRU Prishtina.

Edhe këtë të diel, në rrugët “Ndue Përlleshi” dhe “Shaqir Igrishta” kishte banorë që furnizoheshin përmes kësaj forme. Njëri nga ta ishte edhe Milazim Zogaj.

Përveç autoboteve, qytetarët thanë se edhe po e blejnë në markete ujin e pijshëm.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku tha se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.

Shpërndaje në: