Uji i nxehtë e thanë lëkurën
Banjot me ujë shumë të nxehtë, dëmtojnë lëkurën prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.
Njerëzit duhet të kenë kujdes të mos bëjnë shpesh banjo me ujë shumë të nxehtë, sepse kështu prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.
Yndyra një cipë mbrojtëse mbron lëkurën përballë faktorëve të mjedisit, pengon prodhimin e mikrobeve dhe më e rëndësishmja parandalon humbjen e ujit të lëkurës.
Pakësimi i kësaj shtrese yndyre të gjendur në sipërfaqe të lëkurës apo ndryshimi i këtyre yndyrave rrit mundësinë e pakësimit të ujit. Në këtë mënyrë lëkura thahet, tendoset dhe plasaritet.
Edhe lëkura e ekspozuar ndaj erës së ftohtë dhe të thatë është e prirur të thahet.
Përveç kësaj materialet pastruese dhe lëndët si sapuni apo detergjentet duke larguar yndyrat që ndodhen në shtresën e sipërme të lëkurës rrisin mundësinë e humbjes së lagështirës dhe ujit. Me kalimin e moshës sasia e yndyrave të lëkurës pakësohet dhe shfaqet një lëkurë e thatë dhe e plasaritur.
Njerëzit duhet të kenë kujdes të mos bëjnë shpesh banjo me ujë shumë të nxehtë. Sepse banjot e shpeshta ashtu siç mund të prishin yndyrat e lëkurës i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.
Për larjen e duarve apo për banjo duhen përdorur sapunë apo lëngje me një përmbajtje të ulët detergjenti dhe nëse nuk është e nevojshme përveç vendeve si nënsqetulla apo organeve seksuale nuk duhet të përdoret sapun.