Ujë dhe pak sodë buke për një fytyrë të pastër
Soda e bukës krijon një pH normal të lëkurës që ndihmon për ta mbajtur fytyrën e pastër.
Përveç kësaj, cilësitë e saj antiseptike dhe anti-inflamatore ndihmojnë për problemet me aknet, pikat e zeza dhe njollat.
Ajo funksionon si një scrub për të hequr nga lëkura papastërtitë e marra nga mjedisi, papastërtitë që vetë lëkura përfton, si dhe qelizat e vdekura.
Për ta bërë gati për përdorim, përgatitni një lugë me sodë buke me një lugë ujë dhe përziejini që të formojnë një pastë.
Pastrojeni fytyrën dhe përdorni pastën për të lyer lëkurën. Në fund shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir. Bëjeni këtë veprim dy-tri herë në javë.
Ose përzieni një lugë me sodë buke dhe një me mjaltë. Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe masazhoni lehtë fytyrën për një minutë.
Pastaj shpëlajeni me ujë të vakët. Në fund, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Bëjeni këtë trajtim një herë në javë.