UFC ofron 1.5 milionë dollarë për aranzhimin e duelit Hasbullah – Rozik?

UFC ofron 1.5 milionë dollarë për aranzhimin e duelit Hasbullah – Rozik?

UFC është gati të aranzhojë një duel joprofesional për hirë të fansave.

Pas një incidenti në organizimin e fundit, ku figurat kyçe ishin Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik, tashmë po mendohet për një meç mes tyre.

Raportime të shumta bëjnë të ditur se presidenti i UFC, Dana White po mendon të ofrojë 1.5 milionë dollarë për të organizuar duelin mes tyre, përcjell Periskopi.

Hasbullah vidhte spektaklin në mbrëmjen e UFC267, kurse tani mund të ketë një organizim kryesor për të.

Për rastin ka shkruar edhe promotori i Hasbullah, i cili ka insistuar se presidenti i UFC po bën oferta për ta. /Periskopi/

Shpërndaje në: