Uellsi-Danimarka ndeshja tjetër e fazës 1/8 të Euro 2020

Pos ndeshjes Itali – Austri, është mësuar edhe një përballje tjetër që do zhvillohet në fazën 1/8 e finales për “Euro 2020”.
Danimarka sonte (e hënë) siguroi kualifikimin, pasi mposhtën bindshëm Rusinë, derisa Finlanda u mposht nga Belgjika.
Me këtë fitore Danimarka u largua nga grupi B si pozitë e dytë, andaj përball në fazën e 1/8 do ta këtë pozitën e dytë të grupit A, pra Uellsin.
Dje, Uells ka siguruar kalimin, derisa këtë të shtunë do kemi mundësinë të shohim këtë super përballje.
Ndërkohë, shkaku i këtyre rezultateve edhe Republika Çeke me Anglinë gjithashtu kalojnë në fazën tjetër.