UEFA shet të drejtat televizive për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për 1.5 miliardë euro
Organizata më madhe e futbollit (UEFA) ia ka shitur kompanisë “Paramount Global” të drejtat televizive për Ligën e Kampionëve për tregun e Amerikës së Veriut për 1.5 miliardë euro.
Këtë e bëjnë të ditur shumë media britanike dhe amerikane dhe e konfirmojnë edhe nga CBS, e cila është në pronësi të “Paramount Global”. Marrëveshja u nënshkrua për gjashtë sezonet e ardhshme të këtij kompeticioni elitar të futbollit.
UEFA dhe “Paramount Global” kishin një kontratë të nënshkruar më herët që skadon në vitin 2024, dhe çmimi në kontratën e atëhershme ishte rreth 100 milionë euro në vit. Sipas kontratës së re, çmimi për sezon është mbi dyfishuar dhe përfaqëson një nga kontratat më fitimprurëse në historinë e sportit dhe televizionit, përcjellë lajmi.net.
Gjithashtu, një gjë e rrallë ka ndodhur për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, pasi kjo është marrëveshja e parë gjashtëvjeçare e nënshkruar nga Federata Evropiane e Futbollit. Praktika e asaj organizate ishte nënshkrimi i kontratave për tre vjet.
Kjo marrëveshje, përveç ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përfshin edhe të drejtat për ndeshjet e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës.
Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar mes Realit dhe Liverpool-it u ndoq nga 2.8 milionë shikues nga audienca amerikane.