UEFA publikon formacionin e javës, a është Zhegrova aty?
![UEFA publikon formacionin e javës, a është Zhegrova aty?](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/11/Edon-Zhegrova-450x300.jpg)
UEFA e ka publikuar formacionin e xhiros së dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Në këtë 11-she nuk pati vend për Edon Zhegrovën, i cili shkëlqeu mbrëmë ndaj Real Madridit.
Ylli kosovar e fitoi çmimin e më të mirit në ndeshje, por që nuk mjaftoi ta sigurojë një vend në formacionin e javës.
Në pozitën e tij është ylli i Dortmundit, Karim Adeyemi që shënoi hat-trik.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/10/image-19-480x600-1.png)