UEFA nuk përulet – vazhdon lufta me European Super League

UEFA nuk përulet – vazhdon lufta me European Super League

UEFA beson se mund ta fitojë kontestin ligjor me klubet e përfshira në organizmin e projektit të quajtur European Super League.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, e drejtuar nga Aleksander Ceferin, nuk do të përulet ndaj urdhërave që erdhën nga Madridi, ku thuhej se të gjitha sanksionet ndaj klubeve të përfshira duhet të tërhiqen.

Gjykata po ashtu bëri të ditur se UEFA duhet të heq të gjitha masat e marra ndaj klubeve italiane e angleze.

Çështja tashmë do të dërgohet edhe në Gjykatën e Drejtësisë së Unionit Evropian, në Luksemburg, përcjell Periskopi.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas është shprehur i befasuar me zinxhirin e ngjarjeve dhe ka shkruar në ‘Twitter’.

“Gjykata konfirmoi se asnjë nga 12 klubet nuk është tërhequr nga Super League. Projekti i Super League vazhdon me të gjithë të përfshirët”, shkroi Tebas.

Duket se lufta e madhe mes UEFA dhe ‘oligarkëve’ të futbollit do të vazhdojë për një kohë më të gjatë sesa u mendua. /Periskopi/

Shpërndaje në: