UEFA nuk mund t’i bëjë asgjë, Real Madridi nuk ka gjasa të dënohet për organizimin e Super Ligës
Nuk ka asnjë bazë ligjore që i jep hapësirë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ta dënojë Real Madridin për organizimin e Super Ligës Evropiane.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin të mërkurën kërcënoi se do të ndëshkojë menjëherë Los Blancos, duke përmendur mundësinë e përjashtimit të tyre nga ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.
Sanksioni i referuar nga Ceferin do të sillet rreth Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mblidhet të premten do të analizojë atë që ka ndodhur gjatë javës.
Komiteti i lartpërmendur nuk ka fuqinë të sanksionojë Real Madridin ose ndonjë klub, pasi organi përgjegjës për sanksionet është Komiteti Disiplinor.
Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndonjë veprim të mundshëm dhe, nëse është e nevojshme, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) do të prishë vendimin.
MARCA ka pyetur dosa ekspertë të ndryshëm të ligjit sportiv, duke mësuar se nuk ka asnjë bazë ligjore për një sanksion të mundshëm, madje edhe për më vonë.
Real Madrid nuk ka shkelur asnjë nen të rregullave të konkurrencës.
Nuk ka asnjë artikull që përmend papajtueshmërinë e krijimit ose paraqitjes së një konkursi paralel. Në rregulloren e Ligës së Kampionëve për tri vitet 2021-24 të miratuar të martën, as ajo nuk e përmend kjo gjë.